Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga bastisjet që ka kryer sot Policia në vilën e udhëheqësit të grupit terrorist të 24 shtatorit, Milan Radojçiçit në Liqenin e Ujmanit, një aneks të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojeviçit, i njohur me nofkën “Mami”.
Ai shkruan se Radojeçiçi është një Pablo Escobar i rajonit dhe jo “luftëtar lirie” siç e kishte cilësuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.
Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.
Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka shkruar Sveçla në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe video të vilës në Liqenin e Ujmanit.
Radoiçiç pranon organizimin e sulmit në Banjskë: Isha aty, i bëra unë përgatitjet