Mediat greke zbardhin detaje të reja nga tragjedia shqiptare. Një grua ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në vendin fqinj, konkretisht në qytetin e Mesolongit. Viktima është rreth 50-vjeçe, kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin në një dyqan.
Por fatkeqësisht, gruas shqiptare iu bllokuan flokët tek makineria dhe humbi jetën. E gjithë skena tragjike ndodhi përpara syve të vajzës së viktimës, e cila shoqëronte të ëmën. Vajza nisi të bërtasë dhe në vendngjarje shkoi policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.
Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste “ndihmë”, raportojnë personat që ndodheshin aty. Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur. Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj, dhe më pas thuhet se u dërgua në spital në gjendje shoku dhe më vonë u shkarkua.
Sipas mediave greke, gruaja shqiptare dhe vajza e saj punonin të dyja duke pastruar nëpër dyqane. Viktima jetonte prej 2 vitesh në Mesolongi së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10 vjeç. “Ajo ishte shumë e mirë, punonte nga mëngjesi deri në darkë me vajzën duke pastruar dyqane për të nxjerrë bukën e gojës” tha një banor i lagjes ku jetonte viktima.
I tërhoqi flokët makineria, vajza bërtiste! Nëna shqiptare vdes në sytë e së bijës