-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova kërkon ndihmën e SHBA-së për t’i bërë ballë Serbisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar ndihmë më të madhe të Shteteve të Bashkuara kundër planeve të Serbisë. Në një bisedë telefonike me këshilltarin për siguri kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, Kurti ka shprehur zotimin se Policia e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in.

Kam falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen dhënë Kosovës në sigurinë kufitare dhe kam kërkuar ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë. E kam siguruar për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Serbia që t’i tërheqë trupat ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën dhe që sulmuesit në rastin e Banjskës të mbahen përgjegjës. NATO-ja po ashtu ka vendosur për shtim të trupave në Kosovë. Në 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb.

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit