Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për të akuzuarin M.B duke i shqiptuar dënim me 28 vite burg për vrasjen e vëllait dhe babait të tij në Mitrovicë të Veriut.
Në aktgjykimin e shpallur me 8 gusht 2023 nga gjyqtarja Kadrije Goga Lubishtani, gjykata e Apelit kishte anuluar vendimin e shkallës së parë për dënim me 18 vite burg si dhe trajtim të detyrueshëm psikiatrik me ndalim për të akuzuarin M.B.
Mbrojtja e të akuzuarit, avokati Mahmut Halimi ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se janë duke e përgatitur kërkesën për mbrojtje ligjore në Gjykatën Supreme.
“Jemi duke përgatitur kërkesën për mbrojtje ligjore në Gjykatën Supreme”, tha Halimi, transmeton klankosova.
Kundër aktgjykimit të shkallës së parë, ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përfaqësuesi i të dëmtuarës L. M, avokati, Miodrag Bërklaqi dhe avokati mbrojtës i të akuzuarit, Mahmut Halimi.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Gjykata e Apelit, ka konstatuar se pretendimet ankimore të Prokurorisë dhe palës së dëmtuara janë të bazuara.