Për deklarimit të politikanit serb të Kosovës Milan Radoiçiq se ka marrë pjesë në përleshjen me policinë e Kosovës, raportuesi gjerman për Kosovës përgjegjës për grupin parlamentar të FDP-së, Thomas Hacker, kërkon nga BE të marrë masa:
“Deklarimi i Milan Radoiçiqit jep më shumë qartësi për ata që qendrojnë pas grupit kriminal që janë bashkë-përgjegjës për vrasjen e një polici kosovar. Milan Radoicic duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit për këtë akt të neveritshëm dhe të pajustifikueshëm. Nëse ai ndodhet në Beograd dhe aty merr mbrojtje, është i nevojshëm ekstradimi në Republikën e Kosovës. BE-ja duhet të vijojë me konsekuenca dhe të vendosë sanksione kundër tij”, shkruan Hacker në një deklaratë të publikuar të premten në mbrëmje.
Radoiçiç: Shkova në Kosovë për të infkurajuar serbët të bëjnë qëndresë kundër regjimit terrorist të Kurtit. Politikani serb nga Kosova, Milan Radoicic, të premten kishte parnuar se mori pjesë në një përleshje me armë me policinë, të dielën e shtatorit policia e Kosovës luftoi me rreth 30 serbë të armatosur rëndë të cilët ishin barrikaduar në manastirin ortodoks të Banjskës. Tre sulmues dhe një polic i Kosovës u vranë. Në një letër dërguar shtypit nga avokati i tij, Radoiçiq, i cili është i kërkuar në Kosovë dhe jeton në Serbi, tha se kishte ardhur në Kosovë “për të inkurajuar serbët të bëjnë rezistencë kundër regjimit terrorist të Kurtit”./ DW