-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot dorëzohen trupat e tre terroristëve! Po hetohet përfshirja ruse në Banjskë

Kryesoret

Trupat e tre të vrarëve në Bansjkë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot familjarëve. Tre serbët u vranë ditën e diel. Ndërkohë që provat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës janë pjesërisht të mjaftueshme për të pretenduar përfshirjen ruse në sulmin në Banjskë, thotë për Radion Evropa e Lirë Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Sipas tij, sulmuesit mund t’i kenë siguruar armët ruse nga ndonjë furnizim i mëhershëm i kontraktuar nga Serbia me Rusinë, por jo pa dijeninë e shtetit serb. Në variantin tjetër, thotë Ibishi, armët dhe pajisjet ruse mund të kenë ardhur drejtpërdrejt nga furnizimi i rusëve për operacionin e grupit në Banjskë.

Në rast se ky supozim vërtetohet si fakt, ai thotë se një gjë e tillë do ta përfshinte në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësinë ruse për sulmin. Të dyja variantet, thotë Ibishi, kërkojnë hetim, të cilin autoritetet kompetente të Kosovës nuk mund ta bëjnë vetë.

“Për këtë duhet një bashkëpunim dhe këmbim i informacioneve me shërbimet e inteligjencës së vendeve mike”, thotë ai. Anton Quni, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se nga armët e konfiskuara në Bansjkë, supozohet se një pjesë e tyre janë me prejardhje nga Rusia.

“Tani, se si janë siguruar ato, nëpërmjet institucioneve ushtarake apo janë gjetur në tregun e zi… Kjo është një çështje me të cilën do të duhej të merren organet e hetuesisë. Jam i bindur që me përpunimin e të arrestuarve, do ta mësojmë shumë shpejt edhe këtë fakt”, thotë Quni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit