Ndërtimi u kthye vitet e fundit në një nga sektorët kryesorë që po mbështet rritjen ekonomike, i nxitur nga shtimi i projekteve rezidenciale, vazhdimi i punimeve për rindërtimin pas tërmetit dhe investimet publike, kryesisht në ndërtimin e rrugëve.
Tendenca e rritjes vijoi dhe në vitin 2022, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, për shkak të çmimeve të larta të materialeve të ndërtimit në pjesën e parë të vitit dhe përfundimit të projekteve të rindërtimit të tërmetit.
Kjo situatë ndikoi më shumë segmentin e punëve publike, ndërsa sipërmarrjet e përqendruara në aktivitetin e pasurive të paluajtshme raportuan ecuri më pozitive.
Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e ndërtimit, në vitin 2022, ishte rreth 207 miliardë lekë (1.9 miliardë euro).
Që prej 2014-s, sektori i është rikthyer ciklit të zgjerimit, dhe në vitin 2022 arriti në nivelin më të lartë të paktën që nga 2008-a, kur janë dhe të dhënat më të hershme të publikuara nga INSTAT (lexo ketu shkrimin e plote).