-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Kosovë, ambasadori britanik në Beograd: Si kanë hyrë me një arsenal të tillë armësh?

Kryesoret

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, gjatë një interviste atje ka thënë se ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi para një jave në veri të Kosovës.

Ambasadori tha për median serbe “Nova”, se ka shtruar disa pyetje, si kush ishin ata njerëz që sulmuan, si arritën të hynin me një arsenal të tillë armësh e çfarë po planifikonin të bënin.

”Ky ishte një incident shumë i rëndë dhe shumë pyetje janë ende pa përgjigje, për shembull kush ishin këta njerëz, si arritën të hynin në një arsenal të tillë armësh dhe çfarë planifikonin të bënin me të.

Siç theksoi ministri ynë për çështje evropiane gjatë vizitës së tij në Beograd në fillim të kësaj jave, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia tani të kontribuojë në një hetim të plotë dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë,” ka thënë ambasadori.

”Nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj policisë që ndodhën të dielën. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë se kjo nuk ndodhi në vakum, por në kontekstin e tensioneve të shtuara në terren, e gjitha për shkak të dështimeve serike për të arritur përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës,” ka thënë ai.

Ferguson shtoi se beson se rruga e vetme për zgjidhjen e çështjes është dialogu nën ndërmjetësimin e Brukselit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit