Alfred Vefa, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Klodiana është gjetur i vdekur në Castelfiorentino, Itali.
Në një zonë të izoluar të bashkisë San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë të parkuar dhe të braktisur.
Policia ka ndërhyrë dhe ka konstatuar se ishte makina e Vefës. Pas një kontrolli të zonës, në të gdhirë kanë gjetur trupin e pajetë.
U rrethua nga policia! Si i dha fund jetës burri që i futi plumbin në kokë gruas
Sipas policisë, ai ka vrarë veten duke qëlluar veten me armën e përdorur për të vrarë edhe gruan e tij. Çifti la dy fëmijë jetimë.
Shkak i debateve të vazhdueshme dyshohet se ishte xhelozia që e kishte çuar çiftin drejt divorcit, që burri nuk e pranoi.