Gërmimet arkeologjikë kanë përfshirë këtë vit shumë zona në Shqipëri duke hedhur dritë me fakte të reja për shumë qytete antike dhe qendra arkeologjike.
Në qytetin antik të Finiqit, në Jug të Shqipërisë, arkeologët po zbulojnë periudhën romake duke zgjeruar hapësirat e zbuluara urbane.
Zbulimet e reja dëshmojnë jo vetëm rëndësinë historike, por i vijnë në ndihmë edhe zhvillimit të turizmit kulturor.
“Foinike antik” ngjan me një anije të përmbysur në kodrën mbi Finiqin e sotëm, ku arkeologët janë rikthyer edhe këtë vit me gërmimet, që synojnë të hedhin dritë për zhvillimin e qytetit në faza të ndryshme.
Prej vitit 2000 mes Universitetit të Bolonjës në Itali dhe Institutit shqiptar të Arkeologjisë ka një marrëveshje aftgjatë për gërmimet dhe kërkimet.
Ato kryhen çdo vit në këtë qendër të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë që ndodhet vetëm rreth dhjetë kilometër nga qyteti bregdetar i Sarandës.
Finiqi ishte në kohët antike kryeqendra e fisit të Kaonëve dhe më pas kryeqyteti i Epirit dhe njihet si qendra më e fortifikuar arkeologjike në Shqipëri.
Arkeologia Belisa Muka, bashkëdrejtuesja e misionit shqiptaro-italian, thotë se edhe këtë vit gërmimet po për qëndrohen në zonën publike të qytetit ku është zbuluar një rrugë e re që lidh godinat, mjaft elementë të rinj urbanë dhe objekte të shumta.
Kjo rrugë e zbuluar nga gërmimet e këtij viti lidh taracën e sipërme të hapësirës publike me taracën e poshtme e cila dëshmon madhështinë e Finiqit në periudhën romake. Gjithashtu këtë vit bëmë edhe disa kërkime në zonën e Nekropolit, të varrezës jugore të qytetit, pasi Finiqi ka disa të tilla, për të parë përmasat dhe kryer dokumentimet e e nevojshme.
Zonja Muka thotë se krahas gërmimit materiali arkeologjik analizohet dhe studiohet në sit./VOA
Artikulli i plotë këtu.