Ka kaluar një javë që nga sulmi i regjistruar ndaj policisë në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi, Afrim Bunjaku dhe u plagosën tre të tjerë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka përgëzuar policinë për operacionin e suksesshëm ndaj grupit të agresorëve serbë duke bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arsenali armësh, pajisjeve të ndryshme ushtarake, armë të rënda të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë dhe automjete përfshirë ato të blinduara.
Publikohet momenti i sulmit ndaj policisë ku u vra Afrim Bunjaku
Gjithashtu sot Sveçla doli sot në konferenca e radhës në lidhje me detajet e reja rreth ngjarjes ku dhe publikoi pamje nga stërvitjet e agresorëve katër ditë para sulmit.
Ministri u shpreh se pamjet e publikuara janë marrë nga dronët e sekuestruar nga agresorët serbë.
Si Sveçla ashtu edhe drejtori i Policisë së Kosovës u shprehën se këto fakte të reja konfirmojnë mbështetjen e Serbisë ndaj këtij grupi.
Sveçla publikon faktet e reja për sulmin në veri: Terroristët zhvilluan trajnime ushtarake në Serbi
Gjithashtu shtoi se në total kanë qenë më shumë se 90 agresorë në krahasim me informacionet e para ku raportohej për 30 agresorë.
Video 1.
Video 2.
Video 3.
Videot e tjera i gjeni këtu.