Vazhdon në ditën e saj të gjashtë beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës në Fier.
Dy mjete zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll këtë vatër zjarri të rrezikshme ndërkohë që përgjatë gjithë natës zona është monitoruar nga shërbimet zjarrfikëse.
Operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në terren po punojnë 5 mjete zjarrfikëse me 20 efektive, 40 efektivë të forcave të armatosura, punonjës të ADZM, forca mbështetëse të bashkisë dhe një buldozer i Ministrisë së Mbrojtjes. Vatrat e zjarrit aktualisht janë me intensitet të ulët për shkak të vesës.