Sot në Gjykatën e Elbasanit do të zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për të arrestuarit si pjesë e bandës së Laert Haxhiut.
Më herët, Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.
Anëtarët e kësaj bande përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”.
Një prej pjesëtarëve të saj, Artan Tafani tashmë është kthyer në të penduarin e drejtësisë.
Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.
Trondit i penduari i drejtësisë: Laert Haxhiut iu fiksua të vriste prokuroren e SPAK
“Karremi” i grupit dhe e dashura e Laert Haxhisë, kërcënohet familja e Klea Gjatës!
Plumb në kokë duke pirë kafe! Si e vrau Laert Haxhiu lushnjarin në Athinë