Një 50-vjeçar, minator ka mbetur i plagosur në një nga galeritë e kromit në Martanesh të Bulqizës ku është goditur nga një masiv gurësh në këmbë.
Mësohet se pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, 50-vjeçari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.