-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Klodiana Vefës, vajza: I thashë babait se dashuria nuk është me detyrim…

Kryesoret

Sipas mediave italiane vajza e të ndjerës Klodiana Vefa i kishte thënë me parë të atit se: “Dashuria nuk është diçka me detyrim: Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do.”

Alfred Vefa vrau ish bashkëshorten e tij tri ditë më parë vrau me plumb në kokë për shkaqe xhelozie sipas asaj që raportojnë mediat në vendin fqinj. Pa një dite nga akti ai u gjet i vetëvrarë.

Dy vjet më parë ata ishin divorcuar në Shqipëri, por vendimi për shkak të problemeve burokratike nuk ishte regjistruar në Itali.

Hetuesit i pyetën fëmijët nëse kanë parë akte dhune mes çiftit, por ata e mohuan. Megjithatë, vajza tregoi një rast kur në debat e sipër me ish-bashkëshorten, Alfred Vefa goditi derën e dhomës së gjumit.

Pikërisht në këtë moment, ajo kishte biseduar me të në përpjekje për ta qetësuar, por pas bisedës nuk kishte dhënë asnjë përgjigje dhe iu rikthye sërish historisë.

“Ti do të jesh gjithmonë i imja,” përsëriste Alfred Vefa sa herë që Klodiana përpiqej ta mbante larg.

Duke cituar dëshmitë e dy fëmijëve, djalit 17-vjeç dhe vajzës 14-vjeçe, mediat italiane shkruajnë se “ka pasur debate të vazhdueshme mes prindërve dhe nëna u tha se qëndronte aty për fëmijët dhe se nuk kishte para, por u premtoi se së shpejti do të blinte një shtëpi shumë të madhe ku do të shkonim të jetonim me të.”

“Jemi shqiptarë, nuk mund ta kuptoni!” Shoqja e Klodiana Vefës: Nuk e denonconte prej fëmijëve

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit