-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Brenda 24 orëve do t’u tregoj se çfarë ndodhi në Banjskë!

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot se brenda 24 orëve ai do t’ia paraqesë publikut “provat dhe tregimet e dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes” gjatë sulmit kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Në një video të publikuar në Instagram, ai ka theksoi se “Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta për atë që ndodhi në Banjskë,” ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën tre sulmues serbë më 24 shtator.

Të premten, Millan Radoiçiç e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.

Kohë më parë, Vuçiç e kishte falënderuar Radoiçiçin për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”, para se të deklaronte më vonë se ai do të merrej në pyetje nga drejtësia.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një arsenal të jashtëzakonshëm armësh në dhe përreth Banjskës pas sulmit, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffery Hovenier tha për BBC të shtunën se sasia dhe cilësia e armëve të gjetura tregojnë se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”.

“Kur u vranë tetë policë në Maqedoninë e Veriut, ata nuk ishin terroristë. Por kur u vra një polic shqiptar, i cili nuk duhej të ishte atje, të gjithë serbët deri në moshën 14-vjeç duhet të hetohen, arrestohen dhe vriten,” tha Vuçiç./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit