-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Thomson! Busti në Durrës për kolonelin që e “vajtuan” edhe grekët

Kryesoret

Kolonel Thomson.

Ndalova të pi një kafe te Gelateria Çela në Durrës dhe përball qendronte autoritar busti i një ushtaraku. Duke qenë kaq të rrallë bustet apo monumentet u bëra kurioz dhe u ngrita të lexoj kujt i kushtohej ky bust;

Lodewijk Thomson

“LAVDI HEROIT HOLLANDEZ TË DURRËSIT.”

Po kush ishte kolonel Thomson dhe pse vendosi këshilli bashkiak Durrës ta nderoj këtë ushtarak?

Në 1913 me kërkesë të fuqive të mëdha vjen në Shqipëri një mision Hollandez nën drejtimin e Kolonelit De Veer dhe Thomson. Misioni kishte për qëllim organizimin e xhandarmërisë së shtetit të ri Shqiptar. Në shtetin ku bejlerët, kapedanët dhe banditët ishin në përplasje me njeri tjetrin ky ishte një mision i vështirë dhe puna e misionit Hollandez vlen për tu vlerësuar në këtë drejtim.

Vet koloneli Thomson u vra në një përplasje me trupat e Esat Pashës te ura e Dajlanit. Rënia në krye të detyrës si ushtarak në përpjekjet për të vendosur rend, bëri që këshilli bashkiak të marë vendim për ta nderuar kolonelin me një bust.

Por ajo që bie në sy me vrasjen e kolonelit në Qershor 1914 është fakti që për të nuk “vajtuan” vetëm Shqiptarët por edhe Grekët. Çfarë bëri kolonel Thomson që fitoi dashurinë e Grekëve?

Në 1914 kur jugu i Shqipërisë përjetonte tmerret e masakrave të andartëve Grek, Princ Vidi e emëroi Thomson si Komisar të Jashtëzakonshëm për Shqipërinë e Jugut si edhe u ngarkua të hyj në bisedime me përfaqësuesit  e “qeverisë autonomisë  së vorio-Epirit” të Zografit. Në Mars 1914 ai shkoi në Korfuz ku pati bisedime me Karapanon (ministri i jashtëm i vorio-epirit)  për të gjetur një zgjidhje për çështjet e jugut të Shqipërisë.

Thomson në këtë takim i premtoi grekëve disa “të drejta të veçanta” për popullsinë e Jugut të Shqipërisë, duke tejkaluar kështu kopetencat e tij. Premtimet e Thomson ishin pranim de-facto i autonomisë së dy krahinave të Korçës dhe të Gjirokastrës, të cilat do të mbanin lidhje thjesht formale me Shqipërinë.

Thomson së bashku me Mehdi Frashërin nënshkruan në emër të qeverisë së Vidit atë që njihet si protokoll i Korfuzit, firmë e cila pati kosto të jashtëzakonshme për Shqiptarët. Nënshkrimi i këtij protokolli ishte tradhëti ndaj interesave kombëtare Shqiptare pasi cënonte integritetin territorial të Shqipërisë së sapo dalë nga Konferenca e Londrës.

Pra, Grekët gjetën te kolonel Thomson njeriun duhur i cili do ti jepte një dorë realizimit të projektit të helenizimit të jugut të Shqipërisë.

E parë në këtë këndvështrim koloneli meriton të nderohet në Athinë apo gjetkë në Greqi dhe jo në Durrës. Akti i tradhëtisë ndaj interesave kombëtare Shqiptare duke firmosur protokollin e Korfuzit prevalon mbi detyrën e kryer si xhandar  edhe pse ra në krye të detyrës. Padyshim për  këtë arsye Thomson nuk mund të jetë një hero i Shqiptarëve, tradhëtia nuk mund të nderohet.

Në kontrast të plotë me kolonel Thomson qëndron gjeneral Tellini, i cili ndryshe nga Thomson që negocioi dhe firmosi rrudhjen e kufijve Shqiptar, u vra nga grekët në mbrojtje të kufijve tanë. Jo vetëm kaq, Thomson nderohet me një bust në shëtitoren më të frekuentuar të Durrësit ndërsa gjeneral Tellinit iu “hodh në erë” monumenti i cili nderonte jo vetëm veprën e tij por edhe ne Shqiptarët.

E ndërsa Thomson “përshëndet” çdo kalimtar më atë shëtitore më shkojnë ndër mend sa “Thomson” të tjerë nderohen në Shqipëri dhe sa “Tellin” janë lënë në harresë.

Rishikimi i busteve apo emërtimeve të rrugëve, shkollave etj, duhet të jetë një nismë kombëtare duam të bëjmë drejtësi me historinë tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit