-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Degët e mësuesisë po mbyllen, studentë ngrihuni në protesta

Kryesoret

Sot nisi viti i ri akademik. Sali Berisha u shpreh se dita e parë e hapjes së dyerve të universiteteve të vendit nuk është një ditë e mirë për Shqipërinë. Ai ka shtuar se këtë vit, në universitete hyjnë 15 për qind studentë më pak se një vit më parë.

Berisha thotë se qiratë, çmimet dhe tarifat po e bëjnë universitetin një mollë të ndaluar. Berisha thotë se degët e mësuesisë po mbyllen dhe për këtë arsye, fton të gjithë të ngrihen në protesta për të mbrojtur të ardhmen.

Dita e parë e hapjes së dyerve të universiteteve të vendit nuk është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk është një ditë e mirë, sepse këtë vit hyjnë në universitetet e vendit 15 përqind më pak studentë se një vit më parë.

Dhe, hyjnë në bankat e vendit, pothuajse gjysma e atyre që hyjnë në universitete në vitin 2012-2013. Pra, ka një rënie dramatike të numrit të studentëve në një kohë kur Shqipëria ka nevojë jetike për kapërcimin e prapambetjes së tmerrshme që trashëgoi nga e shkuara, për një numër në rritje të qytetarëve të saj të diplomuar në universitete.

Katastrofë mund të vlerësohet situata për përgatitjen e mësuesve të ardhshme. Dështim total i përpjekjeve të qeverisë nëpërmjet pagesave për angazhimin e të rinjve në degët e mësuesisë. De facto janë të mbyllura.

Unë garantoj studentët se PD në programin e saj, do t’u japë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha këtyre çështjeve, por i fton ata të marrin në dorë fatin e tyre, të ngrihen me guxim kundër një qeverie që është përçmuese, përbuzëse ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit