-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Vuçiçit nuk mund t’i besohet

Kryesoret

Mediat gjermane raportojnë se të dielën (1 tetor) automjetet ushtarake serbe janë parë duke u larguar nga kufiri i Kosovës dhe kanë shkuar drejt Serbisë qendrore. “Qeveria e Serbisë mund t’i jetë përgjigjur thirrjeve për tërheqje”, shkruan gazeta Die Zeit.

Njëkohësisht, gazeta rikujton se “Qeveria e Kosovës të shtunën ka njoftuar se monitoron lëvizjen e ushtrisë serbe nga “tre drejtime të ndryshme” dhe se “i ka bërë thirrje Serbisë që të sigurojë demilitarizimin e zonës kufitare”.

Mediat raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mohuar raportimet për një prani të shtuar ushtarake në kufirin me Kosovën. Ai në rrjetet sociale ka folur për “fushatën e gënjeshtrave” kundër Serbisë.

Shtohen trupat e Bundeswehrit?

Më parë, qeveria gjermane paralajmëroi se tensionet mund të rriten, duke pasur parasysh numrin e dukshëm të shtuar të ushtarëve serbë në kufirin me Kosovën. “Nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm” mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin X (ish-Twitter) dhe theksoi se është e rëndësishme që Serbia “të zvogëlojë menjëherë numrin e njësive në kufi”.

Në të njëjtën kohë, tri partitë gjermane në pushtet, Socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), u deklaruan në favor të forcimit të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë nën komandën e NATO-s. Kjo nënkupton vendosjen e forcave shtesë të Bundeswehr-it gjerman.

“Gjermania, në konsultim me aleatët e saj, duhet të kontrollojë urgjentisht nëse mandati i KFOR-it është përmbushur plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë,” tha politikani i të Gjelbërve Anton Hofreiter për revistën “Spiegel” (lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit