-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitet shtëpia e Ministres në Kosovë, zyrtarja përballet me hajdutin

Kryesoret

Banesa e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari ka qenë preh e grabitësve.

“Sinjali” mëson se vjedhja dyshohet se është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur personi i dyshuar ishte futur në banesën e ministres dhe u vuri syrin sendeve me vlerë e dokumenteve të Hajdarit.

Ndonëse nuk dihet se si arriti të futej në banesë, i dyshuari teksa po kryente vjedhjen ia “prishi” gjumin ministres dhe e njëjta e kapi në flagrancë, raporton Sinjali.

Por Hajdari nuk arriti ta ndalojë,pasi hajni u zhduk para syve të saj, bashkë me stolitë në vlerë të rreth 2500 eurove, që dyshohet se hajni arriti t’i gjejë në banesën e saj.

Sipas të njëjtave burime, përveç stolive të vjedhura, në dëshminë që ministrja ka dhënë para hetuesve policorë, kuptohet se hajduti ia ka vjedhur edhe disa dokumente personale, që përfshijnë kartela bankare, madje edhe të MINT.

Raportimi i rastit vuri në lëvizje njësitë përkatëse, që kryen ekzaminimet e nevojshme në banesën e Hajdarit dhe pas dhënies edhe të deklaratës së saj, është vënë në dijeni Prokurori i Shtetit.

Me vendim të tij, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe është urdhëruar ndërmarrja e të gjitha veprimeve të nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar./Sinjali

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit