-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-fotoreporteri i New York Times: Kam parë shumë të vrarë, por jo si në masakrat në Kosovë

Kryesoret

Ish-fotoreporteri i New York Times, Wade Goddard, ka treguar përjetimet dhe kujtimet e tij nga koha kur shërbeu në terren në luftën e Kosovës.

Ai kujton 23 anëtarët e familjes Deliu nga Abria e Drenasit që u vranë e u masakruan nga forcat serbe 25-vjet më parë ku në mesin e tyre, ishte edhe 7-vjeçarja Donjeta Deliu.

Ajo kishte mbetur e shtrirë në vendin e njohur si “Zabeli i Rrajve”. Ky moment u kap në fotografi, nga ish-fotoreporteri i New York Times, Wade Goddard.

“Gjatë qëndrimit aty i bëra disa fotografi dhe në një prej tyre shihet një vajzë e vogël që qëndron e shtrirë teksa pret që edhe trupi i motrës saj të vogël të vendoset në bartësen e drurit afër saj para se t’i largonin nga aty.

Isha i tmerruar nga brutaliteti dhe të tregohem i sinqertë, më nuk mund të bëja fotografi. Kam parë shumë të vrarë më parë, por këtë herë isha i trishtuar. U ula në heshtje dhe ishte e vështira ta merrja kamerën dhe të bëja prapë fotografi. Kjo ishte dita më e rëndë për mua gjatë qëndrimit në Kosovë,” shprehet ai për Tëvë1.

Goddard si fotoreporter, përveç luftës së Kosovës, mori pjesë edhe në luftën e Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Unë erdha në Kosovë në shkurtin e vitit 1998 dhe në terrenin e parë në Kosovë si gazetar e takova Adem Jasharin, pastaj pas disa muajve e takova përsëri, por tani nën një strehë dhe i qëlluar me shumë plumba, së bashku me familjen e tij të gjerë,” shprehet ish-fotreporteri i New York Times.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit