-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-ministri serb: Radoiçiç, Arkani i shekullit 21, shpresoj të mbetet i gjallë

Kryesoret

Ish-kreu i Ministrisë së Mbrojtjes dhe anëtar i partisë “Srbija Centar”, Petar Boshkoviç ka deklaruar se fajin për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës e ka lidershipi shtetëror serb dhe këtë e vërteton fakti se ata heshtin.

“Nuk keni deklaratë nga MPB-ja, BIA, kryeministri nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Heshtja e tyre thotë se ata janë fajtorë për gjithë këtë dhe duhet të mbajnë pasojat. Ata janë fajtorë edhe nëse nuk e kanë ditur, janë fajtorë edhe nëse e kanë ditur, sepse si mund ta lejojnë këtë,” tha Boshkoviç në TV N1.

“Kur ke të bësh me krimin, kur ke Arkanin e shekullit të 21-të Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç, si mendon se do ta kalosh, si mendon se do të mbështetesh tek ata dhe do ta kalosh,” tha ai.

“Për shkak se ne kemi nevojë për një njeri të tillë si dëshmitar, Radoiçiç është i vetmi që duhet të na tregojë si, pse u bë, kush e urdhëroi, kush e pajisi. Ai është dëshmitari më i kërkuar tani. Shpresoj të mbetet i gjallë,” shprehet ish-ministri serb.

“Kjo është një shuplakë e madhe për Serbinë. Ne kemi humbur pozitat tuaja diplomatike. EULEX-i i dinte të gjitha këto dhe i kontrollonte, sepse nëse nuk do të kishte, do të kishte shumë më shumë viktima, shqiptarët morën çfarë të bënin nga KFOR-i dhe në këmbim policia e tyre mori legjitimitet,” thotë ai në N1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit