Mes njerëzve që Laert Haxhiu kishte në plan që të vriste përpos prokurores Doloreza Musabelliu ishte edhe avokati nga Lushnja, Adriatik Doga. Gjithçka u zbulua pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani. Doga thotë se Tafanin, që ka qenë pjesë grupit të Haxhiut e ka kushëri dhe se tashmë pas kësaj që u zbulua nuk është e sigurt jeta e tij duke kërkuar ndihmën e shtetit.
“Unë e kam marrë vesh nga konferenca për shtyp e drejtorit të Policisë së Shtetit, jam shokuar. Trillim. Telefonatat e njerëzve, shkrimet në portale, ndihesh i shqetësuar, se nuk pushonte telefoni. U tha se më është bërë 3 herë atentat, për mua nuk ekziston. As jam ndjerë i kërcënuar apo të më ketë marrë dikush në telefon, prej 10 vitesh.
S’jam ndjerë i kërcënuar kurrë. Nuk kam pasur asnjë përplasje, asnjë marrëdhënie me grupin e Haxhiajt. Kam qenë avokat i Mariusit, madje e kam kushëriri. Madje xhaxhai i tij më tha që të isha avokati i tij ditën kur u arrestua, por kur dëgjova pas dy ditësh këtë deklaratë, u habita.
Nuk kam pasur asnjë kontakt nga policia apo prokuroria. Asnjë interesim. Nuk kërkoj mbrojtje për veten time. Nëse shteti e ndjen veten për të mbrojtur, të më mbrojë. Kush ka ndërmend të më vrasë, të më vijë më vrasë.
Me Laert Haxhiun nuk njihem as për fytyrë, me babain e tij përshëndetem me respekt rrugës. Me Mariusin kam marrëdhënie familjare dhe kam qenë avokat i tij. Kur më ka kërkuar kushdo mbrojtje ligjore, kundrejt pagesës, e kam marrë në mbrojtje”, tha avokati.