-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikani serb: Ndihem më i sigurt në Kosovë, nuk e kemi problemin me shqiptarët, Vuçiç gënjen

Kryesoret

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, ka thënë se ai si serb dhe familja e tij ndihen më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi.

“Unë si serb dhe familja ime si serbe ndihemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi,” ka thënë Rashiç, për Hayat.ba.

Më pas ai ka cituar Oliver Ivanoviqin se “serbët në veri nuk kanë asnjë problem me shqiptarët, por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”.

“Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve të Kosovës, zhvendosja më masive po ndodhin në kohën kur Lista Serbe është në pushtet. Lista Serbe është degë e SNS-it të Beogradit. Do kemi dëm të pariparueshëm,” ka thënë Rashiç.

Ndërkohë duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, ai kishte hedhur akuza në drejtim të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se ai “nuk mund të thotë asnjë fjali pa gënjeshtra, insinuata dhe manipulime”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit