-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikani serb: Oliver Ivanoviç-in e vrau Serbia, ai që e bëri ishte në grupin terrorist të Banjskës

Kryesoret

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç ka deklaruar, iu referuar burimeve të tij, se politikani serb Oliver Ivanoviç është vrarë nga një terrorist që ishte pjesë e sulmit e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

“Sapo mora informacion tronditës, në formacionin terrorist nën komandën e terroristit ndërkombëtar Milan Radoiçiç në sulmin në veri të Kosovës ishte edhe vrasësi i Oliver Ivanoviç. Tani gjithçka është plotësisht e qartë, Oliveri u vra me mbështetje politike nga Beogradi,” ka shkruar ai.

Bogdanoviç muaj më parë ka thënë se është intervistuar nga Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë (BIA), pasi jep deklarata në mbështetje për Kosovën në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Po ashtu ai ka treguar se për dy ditë ka pranuar telefonata në këmbim që të mos kritikohet Lista Serbe dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit