-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studentët i “tradhtoi” dhe tani i uron, Begaj: Guxoni për të ardhmen

Kryesoret

Sot nisi viti i ri akademik. Urimet kanë qenë të shumta për studentët. Mes tyre edhe kreu i shtetit. Presidenti Bajram Begaj i fton studentët që çdo ditë në auditore të mendojnë si të përfitojnë sa më shumë dije.

I këshillon që të punojnë fort dhe të studiojnë. Më pas i fton edhe të guxojnë të ëndërrojnë dhe shfrytëzojnë mundësitë e shkollimit për një të ardhme më të mirë.

“Në demokraci nuk ka rëndësi se nga vjen, por ku shkon. Objektivat tuaj afatgjatë, ndonjëherë mund t’ju duken shumë larg. Por çdo rrugë e gjatë nis me një hap të shkurtër. Hidheni hapin të sigurt.

Ne, si prindër dhe shoqëri, ju jemi borxhlinj sepse mbase nuk kemi bërë dot më të mirën, por kemi bërë më të mundshmen në rrethanat që u gjendëm dhe me aftësitë që kishim.

Tani është radha juaj, të nderuar studentë, kudo që ndodheni, ta merrni stafetën dhe të bëni nesër atë cka ne nuk arritëm ta bënim deri më sot” shkruan ai. Por pak muaj më parë Presidenti i “tradhtoi” studentët e mjekësisë.

Ai i priti, i dëgjoi dhe u premtoi se do të shikonte me kujdes ligjin e punësimit me detyrim që miratoi qeveria Rama, por në fund e kaloi në heshtje duke mos folur asnjë fjalë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit