-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

David Beckham: Isha në depresion të thellë pas kartonit të kuq në Kupën e Botës

Kryesoret

Victoria Beckham ka thënë se presioni që e ka përjetuar David Beckham pasi i është dhënë një karton i kuq në ndeshjen për Kupën e Botës më 1998, e ka përballur me “depresion të thellë”.

Në një serial të ri dokumentar të platformës Netflix, me emrin “Beckham” që do të publikohet të mërkurën  flitet për karrierën e yllit të futbollit nga perspektiva e shumë personave të tij të afërt.

Në episodin e dytë të dokumentarit, Viktoria dhe David diskutojnë për abuzimin që e kanë përjetuar në fund të viteve ’90, pasi Davidi është përjashtuar prej një loje kundër Argjentinës.

Anglia e ka humbur lojën kundër Argjentinës pas një përleshjeje me Diego Simeonen. Viktoria ka thënë se Davidi ka qenë “absolutisht i thyer, ka qenë copë-copë”.

“Ai ka qenë në depresion, në depresion të thellë. Unë e kam vuajtur shumë, ende dua t’i vras ata njerëz,” tha ajo.

Duke diskutuar për abuzimin që e ka rrethuar, David është lutur “të ekzistojë një pilulë që mund t’i zhdukë disa kujtime”.

“E kam bërë një gabim të madh. Ma ka ndryshuar jetën. Pyetjet pasi jam kthyer ‘Si mund ta tradhtosh vendin tënd? ‘Je për turp’”.

“Të ecësh nëpër rrugë dhe të shohësh njerëzit duke të shikuar ndryshe, duke pështyrë drejt teje, duke të abuzuar, duke të thënë fjalë në fytyrë, është e vështirë. Nuk kam ngrënë, nuk kam fjetur. Kam qenë shumë keq. Nuk e dija çfarë të bëja”.

“Shefi (Alex Ferguson) më pati telefonuar. Më ka thënë ‘David, si je?’ E di që jam bërë shumë emocional. Më ka thënë ‘si je, bir?’ I kam thënë ‘jo mirë shef’. Më ka thënë ‘mirë, mos u shqetëso për këtë punë’”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit