Ditë më parë familja Muharremi nga Medvegja ka njoftuar se në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe sende tjera.
Rastin e kanë bërë të ditur se kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzad Lutfiu si dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Lidhur me rastin ka reaguar qeveria e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një postim në “X” thekson se Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. “Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiçin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur.
Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, shkruan Bislimi. Ai për këtë veprim të ekstremistëve serb ka vënë në dije edhe Ambasadën e Shqipërisë dhe OSBE-në.
Gurë në drejtim të shtëpisë së shqiptarëve, Nevzad Lutfiu denoncon rastin: Kam njoftuar OSBE-në