-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Serbia po punon me plane ushtarake për aneksimin e veriut

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në Bashkimin Evropian pasi sipas tij, ajo po punon në plane ushtarake për aneksimin e veriut. Ai tha se sulmet e Serbisë në fshatin Banjskë të Zveçanit u kryen nga anëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Verirore”, të shpallura terroriste nga Qeveria.

Më lejoni të përkujtoj se më 29 qershor i kemi shpallur dy organizata terroriste. ‘Mbrojtja civile’ dhe ‘Brigada veriore’ si organizata terroriste që veprojnë në territorin e Kosovës, andaj edhe nëse diçka tregojnë informatat preliminiare, shumica e të përfshirëve në këtë sulm kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor, është se ata ishin pjesëtarë ose të ‘Mbrojtjes civile’ ose të Brigadës Veriore’, ose të të dyjave.

Janë 13 ditë deri në Samit dhe duhet të vëmë re se jo të gjitha vendet në rajon kanë miratuar këto marrëveshje. Është për keqardhje që Bosnja ka zgjedhur të miratojë 2 nga 3, e jo atë për lëvizje të lirë.

Procesi i Berlinit duhet të ndihmojë në konsolidimin tonë…Angazhimi ynë në rajon dhe në botë reflekton punën që e bëjmë në shtëpinë tonë. Në dy vitet e fundit Kosova është përmirësuar dukshëm në shumë indekse…Është evidente veçanërisht pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës që mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të vrazhda…

Serbia po punon në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqinji jonë verior nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në BE”, është shprehur Kurti.

Kurti: Presim ndëshkimin e Serbisë në debatin e Parlamentin Evropian

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit