Ramzan Kadyrov, lider në rajonin rus të Kaukazit të Veriut të Çeçenisë, ka shtuar një anëtar të ri në ekipin e tij politik, e bëhet fjalë për vajzën e tij, Aishat Kadyrov.
24-vjeçarja është emëruar si zëvendëskryeministre e qeverisë së Çeçenisë, shkruajnë mediat e huaja.
Vetë Ramzan Kadyrov pasoi babain e tij, Akhmad Kadyrov, si kreu i Republikës çeçene në vitin 2007.
Aishat Kadyrov në moshën 21-vjeçare u emërua zëvendësministre e Kulturës dhe një vit më vonë u ngjit në postin e Ministres së Kulturës.
Gjithashtu Aishat Kadyrov menaxhon sallonin e modës Firdaws, i cili ka ekspozuar koleksionet e tij në qytete me famë si Paris, Dubai, Moskë dhe Grozny.