Beteja vazhdon. Gjykata e Posaçme cakton datën 12 tetor ora 09:00 për seancën e parë të gjyqit ndaj Alfred Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës akuzohet nga SPAK për “korrupsion në zgjedhje”.
Çështja në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela. Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.