Tifozët në Qipro, në ndeshjen e basketbollit të FIBA Europe Cup mes ekipeve Egis Kormend nga Hungaria e Anorthosis Famagusta vendase, shfaqën një flamur me hartën e Kosovës, por me ngjyrat e flamurit serb.
Gjithashtu, ata e shpalosën edhe sloganin:
“Lufta nuk është vetëm në Ukrainë. Qiproja është e okupuar nga Turqia, Kosova është e okupuar nga shqiptarët”.
Pak javë më parë, Rumania u dënua për shfaqjen e sloganit “Kosova është Serbi” dhe për thirrjet e tifozëve rumunë ne stadium në ndeshjen përball përfaqësueses së Kosovës e vlefshme për Euro 2024.