-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri serb i Mbrojtjes: Largimi i ushtarëve nga kufiri me Kosovën nuk quhet tërheqje

Kryesoret

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, ka thënë sot se reduktimi i numrit të ushtarëve “përgjatë vijës administrative” me Kosovën, nga 8.350 në më pak se 4.500, do të thotë “çangazhim, jo tërheqje e një pjese të njësive”.

“Ata po kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta,” ka thënë Vuçeviç për Televizioni Prva.

Ai ka thënë se ushtria serbe dhe Ministria e Mbrojtjes, së bashku me inteligjencën ushtarake dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, janë duke monitoruar gjithçka që po ndodh në Kosovë.

Vuçeviç i ka mohuar akuzat se Serbia po përgatitej të bënte diçka duke “mbledhur njësi” dhe se po trajnonte grupin që ka marrë pjesë në konfliktin në Banjskë, në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Serbisë, më 29 shtator, që t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën.

Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka “filluar tërheqjen” e forcave të saj nga kufiri me Kosovën dhe se ky është “lajm i mirë”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby ka thënë se diçka e tillë “do të ndihmojë në uljen e tensioneve, por jo në eliminimin e tyre”.

Vendosja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën ka nisur pas sulmit një grupi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më 24 shtator./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit