Ditën e sotme Policia e Mirditës ka vënë në pranga një mjek ligjor pasi akuzohet se ka marrë një shumë parash prej 100 euro për një akt ekspertimi.
Mjeku 63-vjeçari me inicialet Z. P. me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit mori 100 euro për një akt ekspertimi.
Rasti u denoncua nga 55-vjeçari në emisioni investigativ “Piranjat”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale shuma prej 100 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.