Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e sotme vendosi që të mos e ndryshonte normën bazë të interesit duke e lënë në nivelin 3%.
Në deklaratën për mediat, Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh se inflacioni parashikohet që të kthehet në normalitet në mesin e vitit tjetër.
“Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3%. Inflacioni do të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm. Presionet e larta inflacioniste mbeten faktor rreziku për çmimet në vend” tha ai.
I pyetur nëse Banka e Shqipërisë e ka në plan për të ndërhyrë për të stabilizuar kursin e këmbimit, Sejko e mohoi.
“Nuk kemi në plan. Kursi është i lirë. Një kurs këmbimi i stabilizuar dhe i fortë i Lekut kundrejt sidomos Euros ndihmon mbajtjen e çmimeve në kontroll, rritjen e fuqisë blerëse të popullatës për këtë arsye Banka e Shqipërisë nuk ka arsye përse të ndërhyjë” tha ai.
Euro bie “përtokë”! Leku bëhet “buldozer” (Kursi i këmbimit)