-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro bie “përtokë”! Leku bëhet “buldozer” (Kursi i këmbimit)

Kryesoret

Leku po vazhdon të fitojë terren në kursin e këmbimit me Euron edhe në ditët e para të muajit tetor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 105.99 lekë, në rënie me 0.64 lekë që nga fundi i javës së kaluar.

Monedha europiane ka rënë përsëri poshtë nivelit të 106 lekëve për herë të parë që prej datës 21 gusht.

Euro pati shënuar një mbiçmim të shpejtë pas mesit të muajit gusht, deri në vlerën e 110.58 lekëve. Por, as ky mbiçmim nuk zgjati shumë dhe qysh prej fundit të gushtit në përgjithësi tendenca e kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë në rënie.

Ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar, Leku po arrin edhe në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror.

Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me faktin se oferta e Euros dhe Lekut në treg gjatë dy viteve të fundit po lëviz në drejtime të ndryshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit