-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet masakra me 6 mafiozët që u vranë, dy arrestime

Kryesoret

Autoritetet greke vazhduan me hetimin e rastit të vrasjes së gjashtë turqve në Lutsa duke bërë dy arrestime. Fillimisht, një turk u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos menjëherë pas sulmit vrasës dhe një tjetër person, gjithashtu me origjinë turke, u arrestua pak ditë më parë në Greqi.

Goditja mafioze me gjashtë turqit e vrarë ndodhi pasditen e së hënës së 11 shtatorit dhe fillimisht u përfol për larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës. Më shumë se 20 gëzhoja të gjetura në vendin e krimit, si dhe vetë vendi i ekzekutimit, dhanë provat e para se si vrasësit lëviznin dhe sa mirë ishte i organizuar plani.

Disa javë më parë, 10 turq u arrestuan në Stamboll, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në  masakër. Sipas mediave turke bëhet fjalë për anëtarët e bandës së Baris Boyun, të cilët po përgatisnin reprezalje për vrasjen e gjashtë personave. Arrestimet u bënë gjatë bastisjeve të policisë në shtëpi në Stamboll dhe Izmir.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit