Foto ilustruese
Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë. Vogëlushi humbi jetën pasi është dërguar në një klinikë dentare. Pas dhimbjes, dentisti bëri grafinë dhe u tha prindërve se fëmija kishte nevojë për një ndërhyrje.
Dentisti vendosi që të ndërhynte me narkozë, por pasi mbaroi, fëmija nuk po zgjohej. Dentisti Roland Xhaxho u ka thënë prindërve që ta marrin fëmijën dhe nga klinika në “Rrugën e Kavajës” ta çonin në shtëpi. Fëmija sërish nuk po reagonte dhe prindërit e dërguan në Pediatri në QSUT.
Dy ditë fëmija ka qëndruar në gjendje kome për të mos u zgjuar më kurrë. Prindërit kanë denoncuar dentistin Xhaxho duke pretenduar se ishte narkoza në dozë të lartë që shkaktoi vdekjen e fëmijës.
E rëndë në Tiranë! Fëmija 3-vjeç vdes pas mjekimit te dentisti