-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Tiranë! Fëmija 3-vjeç vdes pas mjekimit te dentisti

Kryesoret

Një fëmijë tre vjeç ka ndërruar jetë tre ditë më parë në Tiranë. Prindërit akuzojnë se gjendja e fëmijës u përkeqësua dhe ndërroi jetë pas mjekimit që i dha dentisti. Prindërit akuzojnë klinikën për dozë të lartë narkoze. Kallëzimi është depozituar në polici. Grupi hetimor ka nisur hetimet për dentistin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit