-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dash Sula drejtohet nga qeveria: Po na mbysni fare, kurrë mos u ngopshi!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula akuzoi socialistët për zgjedhjet në Kukës në një kohë kur thotë se nga ana e kësaj partie kanë përfunduar pas hekurave zyrtarë të lartë.

“Ti je kryetare e Kuvendit aty, por je thjesht formale. Sepse e demonstrove fjalën tënde që the që “ja kam çuar zyrës juridike prej 1 muaji njoftimin e PD” dhe i gjithë stafi yt ka 1 muaj që nuk jep përgjigje për opozitën që doni ta kompozoni.

Ju nuk keni marrë akoma urdhrin dhe atë që duhet të bëni. Ne nuk jemi Republikë Parlamentare, por Republikë Kryeministrore. Nuk bëni asnjë hap pa marrë urdhër nga kryeministri.

Ju çfarë nuk bëni dhe fitoni prapë. Fituat Kukësin. Po mo e fituat me 5 mijë-6 mijë vota. Nuk e shpjegoj dot dhe as mendja më e shquar çfarëdo qoftë edhe nobelisti më i madh se pse mund të ndodhë diçka e tillë që mazhoranca juaj çfarë nuk bëni dhe prapë ju fitoni.

Si fitoni? Zëvendëskryeministri në burg, ministra në burg, deputetë në burg, kryetarë bashkie në burg, edhe prapë ju jeni të mirë dhe ju do populli? Ju edhe këtë opozitë që ka mbetur doni ta zhdukni. Merreni dhe në 2025 dhe me Ramën kryeministër tuaj. Ju jeni të pangopur për pushtet dhe doni të shkatërroni dhe opozitën dhe madje të na mbysni fare. Bravo ju qoftë dhe kurrë mos u ngopshi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit