Një top i prerë dhe i shfryrë i basketbollit qëndroi para derës së shtëpisë së familjes të Nedim Salahareviçit në Vllasenicë. Ai thotë se ky ishte mesazh i qartë se edhe “unë do të përfundoja sikur ai top, do të thotë, sikur vëllai im”.
Një top i prerë dhe i shfryrë i basketbollit qëndroi para derës së shtëpisë së familjes të Nedim Salahareviçit në Vllasenicë, një fshat në Republikën Sërpska, entitetin me shumicë serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH).
Kur Salahareviç e vërejti atë kohët e fundit, ai e kuptoi menjëherë se ky nuk ishte veprim i zakonshëm, por kishte për qëllim ta frikësojë atë.
Salahareviç ka dhënë dëshmi në gjyqe të krimeve të luftës, përfshirë në një gjyq të tanishëm ku përfshihet kryetari i Komunës së Vllasenicës, e cila ishte vendndodhja e kampit famëkeq të ndalimit, Sushica, ku të burgosurit boshnjakë u vranë, përdhunuan dhe torturuan gjatë luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995. Lufta, e cila ndodhi pas shpërbërjes së Jugosllavisë, vrau rreth 100 mijë njerëz.
Në mesin e atyre që humbën jetën atje ishin babai dhe vëllai i Salahareviçit, një lojtar i madh basketbolli, për të cilin Salahareviçi beson se ishte frymëzimi mizor pas kërcënimit me topin e basketbollit.
“Mendoj se ishte e planifikuar, sepse vëllai im ishte lojtar i basketbollit. Ishte mesazh i qartë se edhe unë do të përfundoja sikur ai top, do të thotë, sikur vëllai im,” tha Salahareviq për Radion Evropa e Lirë.
Gati tri dekada që nga përfundimi i luftës së Bosnjës, gjykimet për krime lufte kanë përfunduar vetëm së fundi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, dhe ende po vazhdojnë në Bosnjë./REL
Artikulli i plotë këtu.