Kujtim Metaj ishte një nga personat në shënjestër të bandës së Laert Haxhiut. U qëllua tetë herë drejt tij, por arriti të shpëtonte. I penduari i bandës së Laert Haxhiut, Artan Tafani pranoi se ishte ai që tentoi ta vriste, pasi ia kishte kërkuar Haxhiu.
Tafani ka rrëfyer se Laert Haxhiu kërkoi vrasjen e këtij personi të cilin e kishte inat, pasi njihej si mbështetës i Aldo Bares. “Laerti kërkoi ta vrisnim sepse nuk duronte dot faktin ta shihte duke lëvizur nëpër Lushnje. Unë e qëllova tetë herë, por ai shpëtoi” tha Tafani. Kujtim Metaj u qëllua 8 herë me armë, e katër 4 plumba, por shpëtoi.
Atentati ndaj Kujtim Metës ka ndodhur në prill 2022, teksa ishte duke konsumuar kafe në një lokal, kur drejt tij u qëllua tetë herë me armë nga një person me maskë anti Covid dhe kapele.
Sipas Artan Tafanit, vëzhgues ka qenë Dorian Shurdhi, i cili është larguar nga Shqipëria pas ngjarjes dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen në Belgjikë në shtator 2022 pasi është dhunuar nga disa persona.
50 mijë euro për vrasjen! Rrëfehet i penduari, bishti i cigares që zbuloi killerat