Paraditen e sotme rreth orës 10:10 në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat.
Gjithashtu është dëmtuar dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.