Deputeti i PD-së Flamur Noka i ka kërkuar ndjesë duke e përqafuar kameramanin Parid Dado që goditi paraditen e sotme në parlament pasi sipas tij, ishte duke filmuar telefonin e Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Noka shprehet se ishte një keqkuptim. Noka ka ndarë edhe dy foto ku shihet duke përqafuar operatorin. “Nje ndjes miqesore kameramanit Parid Dado per keqkuptimin e paradites”, shkruan Noka.