Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka njoftuar në lidhje me fjalimin e tij të mbajtur në kuadër të Samitit të OSBE-së në Varshavë.
Kulla shkruan se gjatë samitit u diskutua për dimensionin e të Drejtave të Njeriut në një çështje shumë delikate si ajo e të drejtave të Besimit Fetar.
Ai gjithashtu shtoi se ishte drejtues i këtij paneli. Gjatë takimit Kulla shpalosi rastin e Shqipërisë si një nga më të mirët për sa i përket bashkëjetesës dhe tolerancës fetare ku më tej shtoi se kjo e ben vendin tonë një oaz për t’u marrë shembull.
“Në Samitin e OSBE-së në Varshavë u diskutua për dimensionin e të Drejtave të Njeriut në një çështje shumë delikate si ajo e të drejtave të Besimit Fetar, bashkëjetesës, diskriminimit, ekstremizmit, diktaturat dhe demokracinë.
Pata kënaqësi të jem një nga drejtuesit e këtij Paneli të rëndësishëm me përfaqësues nga 50 vende.
E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja e realitetit shqiptar, roli i Bashkësive Fetare në vendin tonë, toleranca dhe historia unike e Bashkëjetesës në vendin tonë na bën të jemi jo vetëm një rast suksesi për të qenë krenar, por në një botë me dallgë të mëdha të Sigurisë Ndërkombëtare na bën një oazë për t’u marrë shembull”, shkroi ai në Facebook teksa ndau një moment nga samiti dhe fjala e tij.