Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, për herë të parë jashtë kufijve te BE-së.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “facebook” shkruan se janë duke e bërë përgatitjet e fundit për eventin ndërkombëtar.
Ai po ashtu bën me dije se pjesëmarrës do të jenë 6 kryeministrat e Rajonit, Presidenti i Francës Emanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Europian, si dhe shumë kryeministra të vendeve anëtare të BE-së.
“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian,” shkruan Rama në Facebook.