Pak kohë më parë një lajm i hidhur tronditi të gjithë vendin pas humbjes së gazetares së Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi.
Vdekja e saj nuk tronditi vetëm ata që e njihnin personalisht por të gjithë ndjekësit të cilët ishin familjarizuar me personazhin e Dervishit.
Ajo ndërroi jetë në moshën 53 vjeç pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit. Në lidhje me vdekjen e saj foli për herë të parë mikesha dhe stilistja, Klodi Mengri.
E ftuar tek “Ftesë në 5” Mengri tregoi se me gazetaren njiheshin prej 26 vitesh dhe ruanin një miqësi të ngushtë deri sa vitet e fundit Rudina ishte zhvendosur në SHBA për shkak të punës.
“Nuk e pranonte në asnjë mënyrë, nuk e pranonte vdekjen. Nuk donte ta pranonte. Unë isha aty. Të gjitha faktet shkencore thoshin që duhet ta pranonte, por ajo priste mrekulli, mrekullia mund të ndodhë gjithë kohës. Atë priste ajo, atë donte, atë kërkonte”, tha Klodi.
E pyetur nga Bieta për ndonjë pishman apo amanet të Rudinës, Klodi tha se meraku i saj i vetëm ishin 3 djemtë.