Një ngjarje tronditëse është regjistruar tre ditë më parë në Tiranë ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pas një ndërhyrje që kishte bërë në një klinikë private të mjekut stomatolog, Roland Xhaxho.
Pas humbjes së 3-vjeçarit familjarët e tronditur kanë publikuar rastin dhe kanë kërkuar drejtësi për të voglin i cili humbi jetën për shkak të injektimit të lartë të narkozës.
Doza e lartë e nerkozës i ka shkaktuar fëmijës dëme në mëlçi ku për pasojë ka humbur jetën.
Shkoi për dhembin, por vdiq! Gjyshi: Gjakun e fëmijës nuk e lëmë pa e marrë!
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar aktorja, Eliona Pitarka e cila ka treguar se në të njëjtën klinikë ajo ka përjetuar një ngjarje të njëjtë por fatmirësisht pa pasoje në jetë.
Aktorja për mes story në Instagram ka rrëfyer se një vit më parë kishin dërguar nipin tek klinika dentare e Roland Xhaxhos dhe për shkak të nerkozës së lartë fëmija i ishin dashur 5 orë për ti dalë.
3-vjeçari humbi jetën nga duart e tij! Dentisti hesht, klinika mbyll qepenat
Ajo ka rrëfyer se si familjarët e 3-vjeçarit se pas ngjarjes askush nuk u përgjigjej.
“Pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, shpjegon aktorja.