Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka arritur në Spanjë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Samiti i tretë i komunitetit politik evropian ka mbledhur sot liderët e 47 vendeve evropiane në Granada të Spanjës.
Një nga temat kryesore do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian. Përveç anëtarëve të BE-së, në samit do të marrin pjesë ndër të tjera liderët e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Turqia, Armenia, Azerbajxhani.
“Ne po punojmë së bashku me partnerët për përmirësimin e arkitekturës evropiane të sigurisë, veçanërisht të sigurisë rajonale. Ukraina ka propozime thelbësore në këtë drejtim,” shkroi Zelensky në platformën sociale X.
I arrived in Granada, Spain, to take part in the European Political Community Summit.
Our joint goal is to ensure the security and stability of our common European home.
We are working together with partners on enhancing the European security architecture, particularly…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 5, 2023