Arabia Saudite dëshiron të mbajë eventin madhështorë të Kupën e Botës në futboll të viti 2034.
Në lidhje me këtë njoftim, kryeministri Rama, ka shprehur mbështetjen, sipas tij, të Shqipërisë për këtë garë të sauditëve.
Rama shton se do të jetë një festë e jashtëzakonshme për këdo që ka fatin të marrë pjesë në festën e sportit më popullor në planet.
“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi Arabinë Saudite për të pritur Kupën e Botës 2034. Jam i bindur që KSA do të mahnisë jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozë të futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më popullor në planet, e cila do të vijë pas zbatimit të Vision 20230 nën udhëheqjen e madhe të Princit të Kurorës, Mohhamed bin Salman Al Saud,” shkruan Rama në platformën “X”.
🇦🇱Albania will happily support the #Saudi2034 ⚽️World Cup bid. I am confident that 🇸🇦KSA will amaze not only the over 3.5 billion soccer fans worldwide but also anyone fortunate enough to attend that incredible celebration of the most popular sport on the planet, which will come… pic.twitter.com/MBbwVeR9in
— Edi Rama (@ediramaal) October 6, 2023